EC Ma Ndryshe organizoi shfaqjen e një filmi dokumentar mjedisor, ku morën pjesë nxënës dhe mësimdhënës të shkollave të mesme të qytetit.
Përmes dokumentarit u trajtua rëndësia e mbrojtjes së biodiversitetit, restaurimit të ekosistemeve të dëmtuara dhe përfshirjes së komunitetit në ruajtjen e natyrës. Aktiviteti synoi të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe përgjegjësinë e përbashkët për ruajtjen e pasurive natyrore.
Pas shfaqjes, u mbajt diskutimi, gjatë të cilit u trajtua gjendja e biodiversitetit në Kosovë, nevoja për iniciativa të restaurimit ekologjik dhe mundësitë për zbatimin e tyre në Kosovë.
Gjatë diskutimit u ndanë edhe përvoja nga vende të tjera lidhur me metodat e pyllëzimit dhe mirëmbajtjen e pyjeve, duke evidentuar praktika që mund të shërbejnë si shembuj për Kosovën.
Aktiviteti u përmbyll me mesazhin se mbrojtja e natyrës dhe ruajtja e biodiversitetit kërkojnë angazhim të përbashkët, ndërsa përfshirja e të rinjve është e rëndësishme për ndërtimin e një qasjeje më të përgjegjshme ndaj mjedisit.
