EC Ma Ndryshe të premten ka filluar sesionin e parë të punëtorisë mjedisore me temën “Ndryshimet Klimatike në Kosovë”. Kjo punëtori synon të ofrojë një qasje gjithëpërfshirëse për pjesëmarrësit, për të kuptuar ndikimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë nga këndvështrime të ndryshme, përfshirë kornizën ligjore, analizat shkencore, hulumtimet akademike dhe përvojën e drejtpërdrejtë nga komunitetet

read more

EC Ma Ndryshe është duke realizuar një hulumtim për ndikimin dhe menaxhimin e deponisë së re në Landovicë, me synimin për të mbledhur mendimet dhe shqetësimet e qytetarëve të Prizrenit lidhur me këtë çështje mjedisore. Pas realizimit të pyetesoreve me banorët e zonës përreth, hulumtimi do të realizohet edhe me qytetarët e Prizrenit. Përmes këtij

read more

EC Ma Ndryshe të mërkurën ka vendosur tabela emërtuese për 21 lloje drunjsh në kampusin e Universitetit të Prizrenit, si dhe dy hotele për insekte, që ofrojnë strehë për insektet e dobishme dhe ndihmojnë në ekuilibrin e ekosistemit. Insekt hotelet luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së tokës, rritjen e pllenimit, pasurimin

read more

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Fadil Hisari” ka realizuar mbjelljen e fidanëve në hapësirën e gjelbër skaj rrugës “Sylejman Vokshi” në Prizren. Qëllimi i këtij aktiviteti është përmirësimi i mjedisit urban, duke krijuar kushte më të shëndetshme për komunitetin dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në qytet. Pjesëmarrja e nxënësve ka

read more

EC Ma Ndryshe përmes një aktiviteti me pjesëmarrjen e nxënësve ka prezantuar lojën mjedisore të titulluar “EC në natyrë”. Ky aktivitet është mbajtur në sallën e Gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren, me praninë e nxënësve të shkollave “Emin Duraku”, “Mustafa Bakia”, “Fadil Hisari” dhe “Gani Saramati”, të cilët kanë luajtur versionin në dysheme dhe në

read more

EC Ma Ndryshe ka realizuar shfaqjen e filmit dokumentar “Finite: The Climate of Change” për studentët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit të Universitetit të Prizrenit si dhe nxënësit e shkollave të mesme, që është pasuar me diskutimet mbi shpyllëzimin e ndikimin ekologjik dhe social si dhe për masat që mund të merren

read more

EC Ma Ndryshe ka përuruar projektin mjedisor të rradhës në shkollën e mesme të lartë “Atatürk”. Me anë të këtij projekti Eko Klubi ka rritur hapësirën e gjelbër në oborrin dhe hapësirat e brendshme të shkollës, duke e shndërruar kështu atë në një ambient rekreativ që do të shfrytëzohet nga të gjithë nxënësit. Me anë

read more