EC Ma Ndryshe dhe DokuFest kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për fuqizimin e partneritetit në zbatimin e aktiviteteve që synojnë promovimin e tranzicionit të gjelbër përmes filmit, edukimit dhe angazhimit komunitar. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Horizonte të Gjelbra – Nisma e Tranzicionit të Gjelbër nga të Rinjtë dhe Komuniteti në Kosovën Perëndimore”, të
read moreMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave, EC Ma Ndryshe organizoi një vizitë edukative të hënën, më 2 shkurt 2026, në Ligatinën e Hencit. Aktiviteti shërbeu për rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e të rinjve mbi rëndësinë e ligatinave si ekosisteme jetike për biodiversitetin dhe mirëqenien e njeriut. Përmes një qasjeje praktike, pjesëmarrësit patën mundësinë
read moreNxënësit e shkollave të mesme të ulëta “Naim Frashëri” nga Vlashnja dhe “Emin Duraku” nga Prizreni, gjatë një vizite studimore, janë njohur me vlerat natyrore të Liqenit të Breznës në zonën e Maleve të Sharrit. Gjatë aktivitetit, ata mësuan se liqeni është një liqen relikt, i mbetur nga periudha të mëhershme klimatike dhe gjeologjike, i
read moreEC Ma Ndryshe ka realizuar prezantim edukativ në SHFMU “Motrat Qiriazi” në Prizren, të përqendruar në ndërgjegjësimin e gjeneratave të reja rreth ndryshimeve klimatike dhe ndikimit urbanistik. Ligjërata përmes një sesioni ndërveprues ka afruar nxënësit me konceptet mjedisore dhe rëndësinë e hapësirave të qëndrueshme urbane. Prezantimi u zhvillua sipas një skenari të strukturuar, duke filluar
read moreNdërgjegjësim për mjedisin dhe hapësirat publike përmes aksionit të pastrimit në Marash të Prizrenit
Me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme të ulëta “Naim Frashëri” nga Vlashnja dhe “Emin Duraku” nga Prizreni, është realizuar aksioni i pastrimit në afërsi të Parkut të Marashit. Gjatë këtij aktiviteti vullnetar me karakter ndërgjegjësues, nxënësit kanë mbledhur mbeturinat e hedhura në parkingun dhe shëtitoren pranë Marashit, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e
read moreBanorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e tyre gjatë një takimi të organizuar nga EC Ma Ndryshe me praninë e zyrtarëve komunalë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike – Sektori i Mjedisit. Gjatë diskutimeve, banorët, përfshirë kryetarin e lagjes dhe drejtoreshën e IAAP “Ymer Prizreni” kanë vënë në pah problemet
read moreEC Ma Ndryshe ka organizuar shfaqjen e një filmi dokumentar mjedisor në Këndin Amerikan në Prizren, me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme të ulëta “Naim Frashëri” nga Vlashnja dhe “Emin Duraku” nga Prizreni. Aktiviteti është shoqëruar me diskutime mbi efektet e ndryshimeve klimatike, ndikimin e tyre në ekosisteme dhe masat që komuniteti mund
read moreEC Ma Ndryshe, në kuadër të aktiviteteve të ndërgjegjësimit dhe edukimit për biodiversitetin dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, ka organizuar një sesion ndërveprues me nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren. Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen më afër me punën e KRU “Hidroregjioni Jugor” dhe rolin e tij në sigurimin e ujit për
read moreEC Ma Ndryshe ka organizuar trajnimin “Prizreni i qëndrueshëm: Zhvillimi qarkor, zgjidhjet e bazuara në natyrë dhe planifikimi pjesëmarrës”, në kuadër të projektit Hapësirat publike për të gjithë. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave, studentët, gratë, të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara, si dhe përfaqësues të institucioneve komunale, mediave
read morePunëtoritë e “Shkollës së Aktivizmit Mjedisor”, të organizuara nga EC Ma Ndryshe, me synimin për të forcuar njohuritë dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për çështjet mjedisore dhe ndryshimet klimatike janë mbajtur në Gjimnazin “Hajdar Dushi” dhe ShMLE “Kadri Kusari” në Gjakovë. Gjatë këtyre punëtorive, rreth 100 pjesëmarrës kanë eksploruar temat mbi biodiversitetin, ndotjen dhe të
read more