Vendosja e parkingjeve për biçikleta

EC Ma Ndryshe ditë më parë realizoi një takim me menaxhmentin e ShFMU “Emin Duraku” në Prizren, duke vazhduar serinë e takimeve edhe me nxënësit e kësaj shkolle. Gjatë këtij takimi u diskutua për nevojat e nxënësve si dhe u shqyrtuan idetë e tyre për realizim të iniciativave. Ndër to, si kërkesë doli edhe vendosja e parkingut për biçikleta meqenëse parkingje të tilla mungojnë në oborrin e kësaj shkolle. Ky parking do t’iu mundësoj nxënësve t’i parkojnë biçikletat e tyre në mënyrë të sigurtë, dhe të kontribuoj në një hapësirë të mirë-organizuar publike.

Olof Palme International Center - Kosovo Programme
Embassy of Sweden in Pristina
EC Ma Ndryshe

Share