EC Ma Ndryshe ka realizuar debat të gjelbër me të rinjtë e Komunës së Klinës. Ky aktivitet synon nxitjen e të rinjve që shqetësimet e tyre në raport me mjedisin ti paraqesin para zyrtarëve përgjegjës dhe të kërkojnë zgjidhje për to.
Në këtë takim kanë marrë pjesë nxënësit e mësimdhënësit nga ShFMU “Ismet Raci” dhe ShFMU “Motrat Qiriazi” të cilët kanë diskutuar me kryetarin e komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj dhe drejtorin e arsimit, z. Qemajl Sejdija.
Gjatë këtij debati u prezantua angazhimi, aktivitetet mjedisore dhe projektet që EC po realizon, e me të cilat promovohet mbrojtja e mjedisit dhe të drejtat e njeriut, duke vazhduar më tutje me prezantimet e aktiviteteve mjedisore të realizuara nga ana e nxënësve përfaqësues të shkollave prezente.
Kryetari para të rinjëve prezantoi projektet e realizuara dhe planet për të ardhmen që prekin fushën e mjedisit, teksa nga të rinjtë u diskutuan shumë probleme mjedisore si: mungesa e ujit të pijes, menaxhimi i mbeturinave, mungesa e shportave të mbeturinave, mungesa e aktiviteteve mjedisore për të rinjtë, etj.
HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
Komuna Klinë
EC Ma Ndryshe