Gara e quajtur “Unë mund ta mbroj mjedisin dhe t’i parandaloj ndryshimet klimatike” e organizuar nga EC Ma Ndryshe është përmbyllur me shpalljen e fituesve.
Bazuar në vlerësimin e jurisë në përbërje nga z. Muhamet Bajrami - Zyrtar Mjedisor në Komunën e Prizrenit, z. Naser Bresa - Ekolog dhe Kaltrinë Kolukaj - EC Ma Ndryshe, fitues të garës janë shpallur:
Vendi i I - Klubi i Gjelbër nga Gjimnazi “Remzi Ademaj”,
Vendi i II - Grupi “Green Act” nga QK “11 Marsi” dhe
Vendi i III - Grupi “Environmental Alliance” nga QK “11 Marsi”.
Kjo garë është organizuar me synimin që të pasqyrojë kontributin e të rinjve për mbrojtjen dhe parandalimin e degradimit të mjedisit.
Nxënësit pjesëmarrës në garë me anë të propozimeve për intervenim, kanë arritur të prekin temat të ndryshme me fokus mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e ndryshimeve klimatike, rritjen e hapësirave gjelbëruese dhe menaxhimin e mbeturinave, çështje këto të cilat janë parë si prioritare nga ana e tyre.
EC, po ashtu ka vendosur që vendi i parë përveç shpërblimit, të mbështetet edhe me një shumë prej 1,000.00 euro për realizim të idesë së propozuar.