Në kuadër të projektit “Public Spaces 4 ALL”, EC Ma Ndryshe organizoi aktivitetin “Public Diaries and Sketchers”, duke përfshirë ndarazi tri grupe të komunitetit në Prizren: gratë, të rinjtë dhe përfaqësues të bizneseve lokale.
Aktiviteti kishte për synim mbledhjen e përvojave, perceptimeve dhe ideve të pjesëmarrësve lidhur me përdorimin, cilësinë dhe funksionalitetin e hapësirave publike në qytet. Përmes metodologjisë pjesëmarrëse, hisedarët dokumentuan përvojat e tyre të përditshme dhe paraqitën vizionin e tyre për hapësira publike më cilësore dhe më funksionale.
Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit plotësuan ditarë individualë dhe realizuan skica që pasqyronin mënyrën se si i përdorin hapësirat publike, sfidat me të cilat përballen dhe ndryshimet që konsiderojnë të nevojshme. Kjo metodologji krijoi mundësi për mbledhjen e të dhënave cilësore dhe për evidentimin e nevojave specifike të grupeve të ndryshme të komunitetit.
Kontributet dhe gjetjet e mbledhura gjatë këtij procesi do të shërbejnë si bazë për hartimin e rekomandimeve konkrete për përmirësimin e hapësirave publike në Prizren, me qëllim që ato të jenë më funksionale, gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe të qasshme për të gjithë qytetarët.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Public Spaces 4 ALL”, të zbatuar nga EC Ma Ndryshe, me mbështetje nga Qeveria Gjermane dhe Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), përmes GIZ Kosova.
