EC Ma Ndryshe hap thirrjen për garën e quajtur “Ndrysho sjelljen dhe jo klimën”, me të cilën synon të pasqyrojë kontributin e të rinjve për mbrojtjen, parandalimin e degradimit të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.
Thirrja është e hapur për të gjithë nxënësit (apo grupe të nxënësve) nga të gjithë shkollat e mesme të Kosovës. Kjo garë do të zhvillohet përmes dërgimit të propozimeve me ide për intervenime të ndryshme (direkte apo artistike), të menduara nga vet ata.
Nxënësit apo grupet e nxënësve të shkollave pjesëmarrëse në garë duhet të dërgojnë nga një propozim për intervenim, duke e përshkruar idenë sipas kritereve të kërkuara në thirrje dhe në dokumentacionin e bashkëngjitur më poshtë.
Idetë dhe propozimet për intervenime mund të prekin temat e: mbrojtjes së mjedisit, mbrojtjes së Biodiversitetit, menaxhimit të mbeturinave, ndotjes së ajrit dhe mekanizmat për mbrojtjen e ajrit, ndotjes së ujërave dhe mekanizmat për mbrojtjen e tyre, ose çështjen e hapësirave të gjelbra, etj varësisht nga çështjet të cilat nxënësit/shkollat i shohin si prioritare për to.
Kriteret për vlerësimin e propozimeve në garën “Ndrysho sjelljen dhe jo klimën” janë këto:
1. Idetë/propozimet duhet pranohen vijnë nga nxënësit e shkollave të mesme nga gjithë territori i Kosovës;
2. Propozimi për intervenim duhet të ketë përshkrim të qartë të idesë/intervenimit dhe asaj se si ai do të ndikoj në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike në komunitet;
3. Propozimi për intervenim duhet të ketë rezultate të matshme që do të sjellin përfitime direkte apo indirekte në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike, duke ndikuar kështu edhe në ndryshimin e sjelljes së komunitetit për të mirë sa i përket kësaj problematike;
4. Propozimi për intervenim duhet të jetë ide e nxënësve dhe nuk duhet të ketë interferime nga ana e menaxhmentit të shkollës apo profesorëve;
5. Propozimi për intervenim mund të jetë ide për realizim në objektin e shkollës ose në qytetin/fshatin tuaj, varësisht prej kërkesës;
6. Propozimi për intervenim nuk duhet të kaloj shumën prej 1,000.00 euro;
7. Buxheti i planifikuar duhet të jetë i bazuara në çmimet në treg ( ju lutem hulumtoni në kompani të ndryshme paraprakisht në mënyrë që buxheti juaj të jetë sa më i saktë);
8. Asnjë ide/propozim që kalon datën (deadline-in) e përcaktuar në thirrje nuk do të shqyrtohet.
9. Propozimi/ideja për intervenim nuk duhet të përmbajë ligjerata, printim të dokumenteve, broshurave apo fletushkave.
10. Periudha e realizimit të propozimit/idesë për intervenim nuk duhet të kalojë datën 22 Maj.
Dokumentacioni i plotësuar duhet të dërgohet në emailin: [email protected], më së largu deri më 16.04.2023.
Për ta shkarkuar dokumentacionin klikoni këtu:
https://ecmandryshe.org/repository/docs/04_04_2023_7064645_thirrje_per_aplikim_ndrysho_sjelljen_dhe_jo_klimen_dokumentacioni.docx