EC Ma Ndryshe hap thirrjen për garën e tretë të quajtur “T’i sfidojmë ndryshimet klimatike”, me të cilën synon të pasqyrojë kontributin e të rinjve për mbrojtjen, parandalimin e degradimit të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.
Thirrja është e hapur për të gjithë nxënësit (apo grupe të nxënësve) nga të gjithë shkollat e mesme të larta dhe shkollat fillore Kosovës. Kjo garë do të zhvillohet përmes dërgimit të propozimeve me ide për intervenime të ndryshme (direkte apo artistike), të menduara nga vet ata.
Nxënësit apo grupet e nxënësve të shkollave pjesëmarrëse në garë duhet të dërgojnë nga një propozim për intervenim, duke e përshkruar idenë sipas kritereve të kërkuara në thirrje dhe në dokumentacionin e bashkëngjitur më poshtë.
Idetë dhe propozimet për intervenime mund të prekin temat e: mbrojtjes së mjedisit, mbrojtjes së Biodiversitetit, menaxhimit të mbeturinave, ndotjes së ajrit dhe mekanizmat për mbrojtjen e ajrit, ndotjes së ujërave dhe mekanizmat për mbrojtjen e tyre, ose çështjen e hapësirave të gjelbra, varësisht nga çështjet të cilat nxënësit/shkollat i shohin si prioritare për to.
Kriteret për vlerësimin e propozimeve në garën “T’i sfidojmë ndryshimet klimatike” janë këto:
1. Idetë/propozimet duhet patjetër të vijnë nga nxënësit e shkollave të mesme të larta dhe shkollat fillore nga gjithë territori i Kosovës;
2. Propozimi për intervenim duhet të ketë përshkrim të qartë të idesë/intervenimit dhe asaj se si ai do të ndikoj në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike në komunitet;
3. Propozimi për intervenim duhet të ketë rezultate të matshme që do të sjellin përfitime direkte apo indirekte në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike, duke ndikuar kështu edhe në ndryshimin e sjelljes së komunitetit për të mirë sa i përket këtij problemi;
4. Propozimi për intervenim duhet të jetë ide e nxënësve dhe nuk duhet të ketë interferime nga ana e menaxhmentit të shkollës apo profesorëve;
5. Propozimi për intervenim mund të jetë ide për realizim në objektin e shkollës ose në qytetin/fshatin tuaj, varësisht prej kërkesës;
6. Propozimi për intervenim nuk duhet të kaloj shumën prej 2,400 euro;
7. Buxheti i planifikuar duhet të jetë i bazuara në çmimet në treg ( ju lutem hulumtoni në kompani të ndryshme paraprakisht në mënyrë që buxheti juaj të jetë sa më i saktë);
8. Propozimi duhet të përmbajë fotografi të vendit ku do të realizohet ideja, dhe fotografi të cilat pasqyrojnë idenë/propozimin e tyre (nëse ka);
9. Asnjë ide/propozim që kalon datën (deadline-in) e përcaktuar në thirrje nuk do të shqyrtohet.
Propozimi më i mirë do të shpërblehet nga EC Ma Ndryshe me një shumë prej 2,400 euro, shumë kjo e cila do të përdoret për realizim të idesë së propozuar nga nxënësit.
Dokumentacioni i plotësuar duhet të dërgohet në emailin: [email protected], më së largu deri më 12.10.2023.
Për ta shkarkuar dokumentacionin klikoni këtu:

Për ta shkarkuar dokumentacionin klikoni këtu: https://www.ecmandryshe.org/repository/docs/28_09_2023_10311431_thirrja_per_garen_mjedisore_ti_sfidojme_ndryshimet_klimatike.docx
HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
EC Ma Ndryshe
HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
EC Ma Ndryshe