Realizohet ideja fituese në garën mjedisore “T’i sfidojmë ndryshimet klimatike”

EC Ma Ndryshe ka realizuar intervenimin bazuar në idenë, me të cilën nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Naim Frashëri” në Obiliq kanë fituar garën mjedisore të titulluar: “T’i sfidojmë ndryshimet klimatike”.
Gjatë këtij aktiviteti stafi i EC-it, nxënësit dhe menaxhmenti i shkollës kanë kontribuar në mbjelljen e druve frutor dhe dekorativ, pastrimin e oborrit të shkollës, vendosjen e shportave, ngjyrosjen e anësoreve të shtigjeve të ecjes si dhe vendosjen e afisheve me mesazhe për kujdesin ndaj mjedisit dhe dobitë e druve të mbjellur.

HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
EC Ma Ndryshe

Share