“Qytetet funksionale”, pa tualete publike

Mungesa e tualeteve publike është një problem evident në shumicën e qyteteve të Kosovës. Për këtë arsye, EC Ma Ndryshe sot në Prizren ka realizuar performancën rreth mungesës së tyre në hapësira publike.

Gjatë kësaj performance janë improvizuar dy tualete publike në formë të kabinës, të cilat janë vendosur në hapësirën e Sheshit të Lidhjes. Në muret e kabinave janë paraqitur të dhënat e dala nga hulumtimi “Tualetet Publike në Qytetin e Prizrenit”, i cili është realizuar me qytetarë të kësaj komune, si dhe të dhënat nga hulumtimi i realizuar me zyrtarët komunalë të shtatë komunave.

Tualetet publike janë pjesë e jetës urbane dhe zënë vend të rëndësishëm në infrastrukturën e një hapësire publike, po aq sa zënë vend edhe parqet, ulëset, shportat e mbeturinave, ndriçimi publik, etj.

Tualetet publike janë komponente të rëndësishme për krijimin e qyteteve të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, prandaj ato duhet të jenë të përshtatshme për grupet e margjinalizuara si: të moshuarit, PAK-të, gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël, etj.

HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
KCSF
Olof Palme International Center - Kosovo Programme
EC Ma Ndryshe

Share