Publikohen buletinet mjedisore të eko klubeve

EC ka publikuar serinë e pestë të buletineve mjedisore të 12 eko klubeve të Shkollave të Mesme të Larta të Rajonit të Jugut (komuna e Prizrenit, Mamushës, Rahovecit dhe Malishevës).
Këto buletine përmbajnë informacione të ndryshme mbi mjedisin, ndryshimet klimatike dhe aktivizmin mjedisor të të rinjëve. Të gjitha këto tema nga anëtarët e eko klubeve janë përmbledhur në këto buletine përmes shkrimeve (artikuj, ese, poezi, etj.), punimeve artistike dhe fotografive. Gjithashtu përmes këtyre buletineve eko klubet do të kenë mundësinë që të promovojnë aktivitetet që ata vet kanë realizuar në kuadër të projektit në shkollat e tyre.
Këto buletine u realizuan në kuadër të projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis” - YENI, i cili bashkëfinancohet nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Caritas-i Zviceran, Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe implementohet nga OJQ EC Ma Ndryshe përmes projektit “ECO Schools”.
Linku: https://www.ecmandryshe.org/repository/docs/buletinet_mjedisore_te_eko_klubeve_5.pdf

#YENI
Caritas Switzerland in Kosovo
Ministria e Zhvillimit Rajonal

Share