Në shkollën e mesme të lartë “12 Maji” në Ratkoc të Rahovecit është përuruar projekti mjedisor i idejuar nga Eko Klubi i kësaj shkolle. Me anë të këtij projekti Eko Klubi ka rritur hapësirën e gjelbër në oborrin e shkollës, duke e shndërruar kështu atë në një zonë rekreative që do të shfrytëzohet nga të gjithë nxënësit.
Në këtë hapësirë janë mbjellur drunjë dhe bimë shumë vjeçare, është rregulluar sistemi pikë-pikë për ujitjen e drunjëve të mbjellur. Në të njejtën kohë në muret e shkollës është realizuar edhe një mural me motive mjedisore.
Projekti realizohet në kuadër të projektit "Ndikimi i Rinisë në Mjedis" - YENI të Caritas-it Zviceran dhe implementohet me mbështetje të OJQ “EC Ma Ndryshe”. Projekti përkrahet financiarisht nga Caritas-i Zviceran, Ministria e Zhvillimit Rajonal, Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim, si dhe Komuna e Rahovecit.
#YENI
Caritas Switzerland in Kosovo
Ministria e Zhvillimit Rajonal
EC Ma Ndryshe