Përurohet projekti mjedisor në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”

Eko Klubi “Kujtim Krasniqi” në Malishevë realizoi projektin mjedisor. Me anë të këtij projekti eko klubi ka rritur hapësirën e gjelbër në Qendrën e Kompetencës, duke e shndërruar kështu atë në një zonë rekreative që do të shfrytëzohet nga të gjithë nxënësit.
Në këtë hapësirë janë mbjellur drunjë dhe bimë shumë vjeçare, janë vendosur ulëse dhe shporta për mbeturina.
Anëtarët e eko klubit dhe stafi i shkollës gjatë kësaj periudhe kanë realizuar edhe disa sesione informuese dhe broshura mbi mbrojtjen dhe kujdesin ndaj mjedisit dhe në mënyrë vetanake kanë vendosur edhe sistemin pikë-pikë për të rritur kështu qëndrueshmërinë e këtij investimi.
Projekti realizohet në kuadër të projektit "Ndikimi i Rinisë në Mjedis" - YENI të Caritas-it Zviceran dhe implementohet me mbështetje të OJQ “EC Ma Ndryshe”. Projekti përkrahet financiarisht nga Caritas-i Zviceran, Ministria e Zhvillimit Rajonal, Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim, si dhe Komuna e Malishevës.

#YENI
Caritas Switzerland in Kosovo
Ministria e Zhvillimit Rajonal
Komuna e Malishevës
EC Ma Ndryshe

Share