EC Ma Ndryshe ka përuruar projektin mjedisor të rradhës në shkollën e mesme të lartë "Ukshin Hoti" në Krushë të Madhe të Rahovecit. Me anë të këtij projekti Eko Klubi ka rritur hapësirën e gjelbër në oborrin e shkollës, duke e shndërruar kështu atë në një zonë rekreative që do të shfrytëzohet nga të gjithë nxënësit.
Me anë të këtij projekti në këtë shkolle janë mbjellur drunjë dhe bimë shumë vjeçare, janë vendosur ulëse dhe shporta në oborrin e shkollës dhe hapësira e brendshme e saj është zbukuruar me lule shumëvjeçare.
Projekti realizohet në kuadër të projektit "Ndikimi i Rinisë në Mjedis" - YENI të Caritas-it Zviceran dhe implementohet me mbështetje të OJQ “EC Ma Ndryshe”. Projekti përkrahet financiarisht nga Caritas-i Zviceran, Ministria e Zhvillimit Rajonal, Agjencia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim, si dhe Komuna e Rahovecit.
#YENI
Caritas Switzerland in Kosovo
Ministria e Zhvillimit Rajonal
EC Ma Ndryshe