EC ka realizuar aksion pastrimi në parkingun dhe parkun mbrapa Shtëpisë së Bardhë në Prizren me qëllim që të krijohen hapësira më të pastra dhe më të sigurta për shëndetin e njeriut si dhe për mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi.
Përveç pastrimit të kësaj hapësire janë vendosur edhe postera me mesazhe ndërgjegjësuese, duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes më të shtuar ndaj mjedisit. Po ashtu, një nga arsyet e kësaj gjendje në këto hapësira është edhe lënia pas dore dhe mos investimi në to nga institucionet përkatëse, duke përfshirë kështu mungesën konteinerëve/shportave.
Njëkohësisht menaxhimi i dobët ka bërë që këto hapësira të mos gëzojnë mirëmbajtje adekuate duke u shëndruar në oaza mbeturinash dhe duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm.
Andaj EC, ju bën thirrje institucioneve kompetente për më shumë investime, menaxhim më adekuat dhe mirëmbajtje sa më të mirë të këtyre hapësirave.
HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
EC Ma Ndryshe