Hulumtimi për Turizmin Rural në Jug të Kosovës

EC Ma Ndryshe ka iniciuar hulumtimin për turizmin rural në komunat jugore të Kosovës. Në këtë kuadër është në prag të finalizimit të anketës me qytetarët e Prizrenit, Rahovecit, Malishevës, Dragashit, Suharekës dhe Mamushës.
Anketa është duke u realizuar në mënyrë fizike me qytetarët e këtyre komunave, ndërkohë që me anë të këtij formati online, u jepet mundësia të gjithë qytetarëve të tjerë që të ofrojnë kontributin e tyre të vlefshëm për këtë hulumtim.
Turizmi rural është një lloj turizmi në të cilin përvoja e vizitorit lidhet me një gamë të gjerë produktesh të lidhura përgjithësisht me aktivitete të bazuara në natyrë, bujqësi, stilin e jetesës/kulturës rurale, peizazheve dhe vlerave natyrore. Prandaj të gjitha komentet e qytetarëve janë të mirëseardhura para finalizimit të anketës.
LINKU: https://forms.gle/AppKqruW3FFdfcDN7

KCSF
HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
EC Ma Ndryshe

 

Share