Nxënësja e Shkollës së Aktivizmit, Natyra Kalisi, me qëllim të krijimit të një hapësire më të këndshme dhe rekreative për qytetin e saj ka propozuar që të intervenohet në parkun e Komunës se Hanit të Elezit. Meqenëse kjo hapësirë publike është identifikuar si një pjesë që frekuentohet shumë nga banorët, atëherë nxënësja ka ideuar një ndërhyrje përmes sjelljes së ngjyrave në këtë park, duke lyer ulëset, shportat dhe rrethojat e fidaneve.
Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."