Hapësira publike skaj rrugës “Sylejman Vokshi” në Prizren pasurohet me fidanë

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Fadil Hisari” ka realizuar mbjelljen e fidanëve në hapësirën e gjelbër skaj rrugës “Sylejman Vokshi” në Prizren. Qëllimi i këtij aktiviteti është përmirësimi i mjedisit urban, duke krijuar kushte më të shëndetshme për komunitetin dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në qytet.
Pjesëmarrja e nxënësve ka luajtur një rol të rëndësishëm, jo vetëm në zbatimin e aktivitetit, por edhe në rritjen e ndjenjës së pronësisë për kujdesin ndaj kësaj hapësire publike, sikurse edhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.
Aktiviteti gjithashtu shërben si shembull i mirë i aktivizmit në komunitetit për të promovuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.
Me këtë rast EC-i apelon për angazhim të shtuar të institucioneve dhe qytetarëve për krijimin e hapësirave të reja të gjelbra dhe mirëmbajtjen e tyre për një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm.

HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
EC Ma Ndryshe

Share