EC Ma Ndryshe ka realizuar debat të gjelbër me të rinjtë e Komunës së Junikut. Ky aktivitet synon nxitjen e të rinjve që shqetësimet e tyre në raport me mjedisin ti paraqesin para zyrtarëve përgjegjës dhe të kërkojnë zgjidhje për to.
Në këtë takim kanë marrë pjesë nxënësit e mësimdhënësit nga Gjimnazi “Kuvendi i Junikut” dhe ShFMU “Edmond Hoxhaj” të cilët kanë diskutuar me kryetarin e komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu dhe drejtorin për Shërbime Publike, Inspeksion, Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Demokrat Ganijaj.
Gjatë këtij debati u prezantua angazhimi, aktivitetet mjedisore dhe projektet që EC po realizon, e me të cilat promovohet mbrojtja e mjedisit, duke vazhduar më tutje me prezantimet e aktiviteteve mjedisore të realizuara nga ana e nxënësve përfaqësues të shkollave prezente.
Kryetari para të rinjëve prezantoi projektet e realizuara dhe planet për të ardhmen që prekin fushën e mjedisit, teksa nga të rinjtë u diskutuan shumë probleme mjedisore si: shpyllëzimi, menaxhimi i mbeturinave, gurëthyesit, ndotja e ajrit dhe ujit dhe mungesa inspektorëve në këtë komunë.
HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
EC Ma Ndryshe