Eko klubet vizitojnë impiantin për trajtimin e ujërave të ndotura në Prizren

EC Ma Ndryshe ka realizuar vizita studimore në impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Prizren me anëtarët Eko klubeve të shkollave të mesme të larta të Rajonit të Jugut (Prizren, Rahovec, Malishevë, Mamushë).

Gjatë këtyre vizitave, nxënësit janë njoftuar me mënyrën e menaxhimit të këtij impianti, por edhe trajtimin e ujërave të ndotura duke përfshirë proceset e filtrimit dhe pastrimit të ujit të ndotur, teknologjitë e përdorura për trajtimin e ujërave dhe rëndësinë e mbrojtjes së burimeve ujore. Ata gjithashtu u informuan për kapacitetin e impiantit në Prizren, sasinë e ujit që trajtohet çdo ditë, dhe llojet e ndotësve që largohen gjatë procesit të trajtimit.

Vizitat kanë përfshirë edhe diskutime mbi ndikimin mjedisor dhe shëndetësor të trajtimit të duhur të ujërave të ndotura, si dhe rolin që ka komuniteti në mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave.

#YENI
Caritas Switzerland in Kosovo
Ministria e Zhvillimit Rajonal
EC Ma Ndryshe

Share