EC shënon Ditën Botërore të Mjedisit

EC Ma Ndryshe ka shënuar Ditën Botërore të Mjedisit duke intervenuar me mbjellje të druve në hapësirën publike afër Parkut të Ri në qytetin e Gjakovës.
Pjesëmarrës në këtë aktiviteti kanë qenë edhe Kryetari i Komunës, z. Ardian Gjini, Kryesuesja e Komunës, znj. Arbëreshë Kuqi, udhëheqësja e Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave, znj. Albana Bakalli dhe të gjitha gratë vendimmarrëse në Komunën e Gjakovës.
Ky intervenim është iniciuar nga hulumtimi “Hapësirat Publike Gjelbëruese në Gjakovë” (https://bit.ly/3J0rXUF), ku 41% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se qyteti i tyre ka nevojë për më shumë hapësira të gjelbra. Në të njëjtën kohë janë realizuar edhe takime me përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, të cilët kanë kontribuar me pastrimin e hapësirës në fjalë duke e shndërruar atë nga një hapësirë të uzurpuar nga makinat në një hapësirë të gjelbër e të qasshme për të gjithë banorët.
EC do të vazhdoj me realizimin e aktiviteteve të ngjashme, varësisht nga kërkesat që paraqiten në takimet me grupet e ndryshme të komunitetit.

HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
KCSF
Komuna e Gjakovës
EC Ma Ndryshe

Share