EC Ma Ndryshe ka realizuar intervenimin e radhës në hapësirat e QK “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, me mbjelljen e drunjve për krijimin e kushteve më të mira mjedisore për komunitetin.
Kërkesa për këtë intervenim ka ardhur gjatë kontakteve me komunitetin shkollor, të cilët si problem kanë identifikuar mungesën e hapësirave të gjelbra e bimëve në oborrin e shkollës, e që sipas tyre janë të nevojshme si për nxënësit ashtu edhe për banorët që jetojnë përreth. Për këtë arsye edhe kanë kërkuar krijimin e një këndi ekologjik, që më tutje mund të shfrytëzohet edhe për edukimin e nxënësve për çështje mjedisore.
Krahas kësaj janë zotuar për mirëmbajtjen e drunjve, derisa sipas tyre mbjellja e barit do të realizohet nga ana e shkollës në bashkëpunim me komunitetin e biznesit.
EC Ma Ndryshe përkujton se rëndësia e mbjelljes së fidanëve është shumë e madhe meqenëse drunjtë ndihmojnë luftimin e ngrohjes globale, duke thithur dioksid karboni dhe duke liruar oksigjen. Po ashtu krijojnë edhe habitate për shumë specie si dhe ndihmojnë shëndetin fizik dhe mendor të komunitetit. Prandaj i bën thirrje autoriteteve lokale që të investojnë më shumë në krijimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra urbane.
HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF