EC Ma Ndryshe ka kënaqësinë të njoftoj se ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile Mjedisore në Kosovë: Qasje Gjithëpërfshirëse për një Mjedis të Qëndrueshëm” (EECSOK), ku si organizatë partnere edhe ka nënshkruar kontratën me Community Development Fund - CDF për zbatimin e komponentit “Ruajtja e biodiversitetit dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike”.
Ky projekt synon që të fuqizojë organizatat e shoqërisë civile mjedisore duke zhvilluar ekspertizë të specializuar, për të adresuar dhe trajtuar efektivisht çështjet mjedisore.
Gjatë katër viteve që do të zgjasë projekti, EC-i do t’i zhvillojë kapacitetet e ekspertizën për adresimin e sfidave mjedisore sa i përket ruajtjes së biodiversitetit dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, bashkë me përfshirjen në diskutime të informuara mbi politikat publike, por edhe për të ndikuar aktivisht në hartimin apo ndryshimin e tyre.