EC Ma Ndryshe fillon hulumtimin “Ndikimi i pagesës së qeseve të plastikës te qytetarët e Komunës së Prizrenit”

Anketa është duke u realizuar në mënyrë fizike me qytetarët e Prizrenit, ndërkohë që me anë të këtij formati online, u jepet mundësia të gjithë qytetarëve të tjerë që të ofrojnë kontributin e tyre të vlefshëm për këtë hulumtim.
Ky hulumtim ka për qëllim të analizojë ndikimin që ka pagesa për qeset e plastikës tek qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Me hyrjen në fuqi të kësaj mase, synohet të zvogëlohet përdorimi i plastikës njëpërdorimshme dhe të promovohen zgjidhje më të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit. Kjo anketë është e rëndësishme për të kuptuar se si kjo politikë ndikon në sjelljen dhe preferencat e konsumatorëve, dhe për të vlerësuar shkallën e ndërgjegjësimit të qytetarëve për ndikimin negativ të plastikës në mjedis.
LINKU: https://forms.gle/qmFR5KJkPbuVKiiX8

HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
EC Ma Ndryshe

Share