EC Ma Ndryshe fillon hulumtimin mbi “Perceptimet e qytetarëve të Prizrenit për zonat e mbrojtura”
Anketa është duke u realizuar në mënyrë fizike me qytetarët e Prizrenit, ndërkohë që me anë të këtij formati online, u jepet mundësia të gjithë qytetarëve të tjerë që të ofrojnë kontributin e tyre të vlefshëm për këtë hulumtim.
Qëllimi i këtij hulumtimi është të mbledh informata lidhur me njohuritë, perceptimet dhe sjelljet e qytetarëve të Prizrenit për zonat e mbrojtura natyrore. Duke i kuptuar më mirë njohuritë dhe perceptimet e qytetarëve, EC synon të identifikoj nevojat dhe sfidat aktuale në lidhje me këto zona të mbrojtura, si dhe rritjen e nivelit të njohurive dhe angazhimit të tyre për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në përgjithësi.
LINKU: https://forms.gle/WsrQ5J9S7PWQTgzB9