EC intervenon me mbjellje në Institucionet Parashkollore “Zambaku” dhe “Cicërimat”

EC ka realizuar mbjelljen e fidanëve drunorë dhe frutorë në oborrin e Institucionit Parashkollor “Zambaku” në Prizren dhe Kopshtit “Cicërimat” në Prishtinë.
Mbjellja e fidanëve drunorë dhe atyre frutorë në shkolla është një iniciativë e EC-it në bashkëpunim me komunitetin me qëllim të ndikimit pozitiv në mjedisin arsimor dhe për zhvillimin e fëmijëve në ambient më të shëndetshëm.
Drunjtë frutor përveç ofrimit të një mjedisi të pastër, sjellin edhe produkte të freskëta dhe të shëndetshme për fëmijët, duke promovuar kësisoj ndërgjegjësimin për të konsumuar fruta.
Ky intervenim është iniciuar nga takimet e rregullta që EC ka realizuar vazhdimisht me institucione dhe grupe të ndryshme të komunitetit.

KCSF
EC Ma Ndryshe

Share