EC ka realizuar takim me banorët e lagjes Bazhdarhane, të cilët kanë paraqitur shqetësimet lidhur me problemet në lagjen e tyre. Ata poashtu kanë shprehur nevojën e rregullimit të hapësirës publike në rrugën “Alpet Shqiptare”.
Kjo hapësirë e lënë pasdore nuk ka qenë shumë e shfrytëzuar nga banorët për shkak të mungesës së mobiliarit dhe gjelbërimit. Andaj EC do të angazhohet për mundësimin e intervenimit në këtë hapësirë me mobilizim të komunitetit, me qëllim që të plotësohen nevojat e banorëve si dhe të ngritet cilësia për shfrytëzimin e kësaj hapësire.