EC Ma Ndryshe ka publikuar raportet e monitorimit mjedisor për 18 komuna

EC Ma Ndryshe ka publikuar raportet e monitorimit mjedisor për 18 komuna të Kosovës, të cilat evidentojnë mangësitë në sektorin e mjedisit dhe theksojnë nevojën për angazhim më të madh nga ana e autoriteteve komunale. Këto gjetje synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e procesit të planifikimit dhe menaxhimit mjedisor në nivel lokal.
Raportet janë përpiluar duke ndjekur një metodologji të bazuar në legjislacionin në fuqi që adreson aspektet e mbrojtjes së mjedisit, si dhe përmes mbledhjes së informatave dhe dokumenteve publike të disponueshme nga pushteti lokal.
Gjatë këtij procesi, pyetësorët i janë dërguar pothuajse të gjitha komunave. Megjithatë, një pjesë e tyre nuk kanë kthyer fare përgjigje, disa janë përgjigjur me vonesë, ndërsa të tjerat kanë ofruar të dhëna jo të plota. Kjo ka ndikuar në pamundësinë për të përpiluar raport të plotë për disa prej komunave, për shkak të mungesës së informatave të mjaftueshme.
Në përfundim të secilit raport, EC Ma Ndryshe ka adresuar një sërë rekomandimesh që synojnë përmirësimin dhe plotësimin e proceseve të planifikimit dhe menaxhimit mjedisor, me qëllim të arritjes së rezultateve më të qëndrueshme dhe mbrojtjes më efikase të resurseve natyrore.
Për të lexuar raportet e plota klikoni linkun:
https://www.ecmandryshe.org/sq/publikimet

Share