THIRRJE PËR GARËN: Mendo Gjelbër

EC Ma Ndryshe hap thirrjen për të gjithë nxënësit (apo grupet e nxënësve) nga të gjithë shkollat e mesme të larta të Kosovës. Kjo garë do të zhvillohet përmes dërgimit të propozimeve me ide për intervenime të ndryshme (direkte apo artistike), të menduara nga vet ata.
Propozimi më i mirë do të shpërblehet nga EC Ma Ndryshe me një shumë prej 1,400 euro, shumë kjo e cila do të përdoret për realizim të idesë së propozuar nga nxënësit.
Për të aplikuar duhet ta shkarkoni dokumentacionin së bashku me kriteret, në këtë link: https://www.ecmandryshe.org/repository/docs/20_02_2024_15590665_thirrja_per_garen_mendo_gjelber.docx

Share