EC Ma Ndryshe ka vazhduar intervenimet me mbjellje të druve frutorë dhe dekorativë në hapësirat e dy shkollave të mesme të ulëta në Prizren, në shkollën “Gani Saramati” dhe në shkollën “Fatmir Berisha”. Këto intervenime po ashtu kanë rrjedhë si kërkesa nga takimet që EC ka realizuar me komunitetin shkollor në institucionet në fjalë.
Qëllimi i këtyre intervenimeve është rritja e hapësirave të gjelbra në shkolla, promovimi i ushqimit të shëndetshëm dhe ofrimi i të mësuarit praktik, pasi nxënësit mund të mësojnë shumë nga procesi i mbjelljes dhe rritjes së këtyre druve duke përfshirë këtu vëzhgimin e ciklit të jetës së tyre dhe duke angazhuar ata në përkujdesjen e këtyre druve në vazhdimësi.
KCSF
EC Ma Ndryshe