“Ndrysho sjelljen dhe jo klimën”

Gara e quajtur “Ndrysho sjelljen dhe jo klimën” e organizuar nga EC Ma Ndryshe është përmbyllur me shpalljen e fituesve.
Bazuar në vlerësimin e jurisë në përbërje nga Linda Çavdarbasha - ekologe, Fjollë Caka - Farizi – arkitekte, sociologe e planere urbane dhe Kaltrinë Kolukaj - OJQ "EC Ma Ndryshe", fitues të garës janë shpallur:
????Vendi i I - Grupi “Pro Mjedisi” nga Qendra e Kompetencës në Ferizaj,
????Vendi i II – nxënësi Olt Kastrati nga QK “11 Marsi” në Prizren dhe
????Vendi i III - Grupi “Eko Doda” nga Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Kjo garë është organizuar me synimin që të pasqyrojë kontributin e të rinjve për mbrojtjen dhe parandalimin e degradimit të mjedisit.
Nxënësit pjesëmarrës në garë me anë të propozimeve për intervenim, kanë arritur të prekin temat të ndryshme me fokus mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e ndryshimeve klimatike, rritjen e hapësirave gjelbëruese dhe menaxhimin e mbeturinave, çështje këto të cilat janë parë si prioritare nga ana e tyre.
EC, po ashtu ka vendosur që vendi i parë përveç shpërblimit, të mbështetet edhe me një shumë prej 1,000.00 euro për realizim të idesë së propozuar.

HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund - CDF
EC Ma Ndryshe

Share