Platforma

Mjedisi.info është platformë ku ofrohen informacione mbi aktivitetet, ngjarjet dhe zhvillimet që kanë të bëjnë me mjedisin, si dhe për sfidat dhe propozimet për zgjidhjet e mundshme për të përmirësuar situatën mjedisore në Kosovë dhe më gjerë.

Kjo platformë ofron për publikun informacione dhe dokumente të ndryshme, të cilat mund të jenë prodhim i EC Ma Ndryshe, institucioneve shtetërore, OJQ-ve vendore dhe atyre ndërkombëtare, si: analiza, raporte, hulumtime, dokumente legjislative dhe strategji, kalendar mjedisor, artikuj dhe lajme nga e gjithë bota. Por në të njëjtën kohë përmes vegëzës “Mjedisi Urban në Prizren” publikut i ofrohet edhe një pasqyrë konkrete e gjendjes së hapësirave publike në qytetin e Prizrenit, duke filluar që nga gjelbërimi e deri tek infrastruktura urbane dhe mobiliari urban.

E drejta për t'u informuar për gjendjen e mjedisit në qytet ose në vend është e drejtë thelbësore, andaj kjo platformë do të jetë në dispozicion të publikut, përkatësisht të qytetarëve, Komunës dhe profesionistëve të fushave relevante për përdorim të të dhënave në projekte dhe intervenime të ardhshme. Gjithashtu mund të përdoret si mjet lehtësues për rregullimin e hapësirave ekzistuese si dhe për zhvillimin e hapësirave të reja.

Platforma do të jetë në përditësim të vazhdueshëm me të dhëna të reja dhe me zgjerim të zonës së hartëzuar.

Mjedisi.info është krijuar nga EC Ma Ndryshe e cila mbështetet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) përmes Programit të saj “Human Rightivism” që implementohet nga Community Develompent Fund - CDF.